Autoritetet greke në juglindje të Atticas deklaruan të hënën se kanë arritur të shkatërrojnë një bandë, përgjegjëse për vjedhjen e banesave, pikave të basteve e dyqaneve dhe se kanë arrestuar kokat e kësaj bande.

Ata janë një shqiptar 26 – vjeçar dhe një 25 – vjeçar nga Rumania, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur.

Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, banda ishte mjaft aktive përgjatë 4 muajve të fundit dhe dyshohet për të paktën 16 raste grabitjesh.

Në të shumtën e rasteve, grabitësit mësohet se i kërcënonin viktimat me armë zjarri apo thikë, teksa i merrnin atyre para, elektroshtëpiake dhe sende të tjera me vlerë.

Të dyshuarit mësohet se janë me precedentë të mëparshëm penalë./tvklan.al