Ka nisur shkatërrimi i murit të ndërtuar nga autoritetet komunale të Mitrovicës së veriut. Dy ekskavatorë të një kompanie kanë shkatërruar murin afër lumit Ibër.

Heqja e murit pasoi një marrëveshje të arritur të shtunën herët në mëngjes ndërmjet autoriteteve qeveritare në Prishtinë dhe kryetarit të komunës Mitrovica veriore.

Kryetari i komunës Mitrovica e veriut, Goran Rakiq, tha të shtunën në një mbledhje të Kuvendit Komunal, se muri do të hiqet, por do të ndërtohet një strukturë e re në zonën e këmbësorëve që do të ndalojë hyrjen e automjeteve brenda saj.

Marrëveshja për heqjen e murit u arrit pas një raundi “të vështirë” të negociatave në Bruksel, megjithëse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të kaluar, në kohën kur pritej hapja urës mbi lumin Ibër që për disa vjet u bllokua nga një, siç u quajt, “Park i paqes”./ tvklan.al