Ka shkuar në të paktën 250 viktima bilanci tragjik që la pas tërmeti i fuqishëm i të martës në Meksikë. Misioni për të shpëtuar ato jetë njerëzish që kanë mbetur nën rrënoja është kthyer në një garë me kohën.

Ekipet e shpëtimit i kanë përqëndruar kërkimet në shkollën fillore që u shemb, duke shkaktuar 26 viktima, 21 prej të cilëve fëmijë.

Një skaner termal i ndërtesës së shembur ka pikasur disa të mbijetuar që po qëndrojnë mes rrënojave. Mes tyre, është një vajzë 13-vjeçare me të cilën u arrit kontakt në një moment nga ekipet e shpëtimit.

Termeti i së martës erdhi pas atij me magnitude 8.1, që goditi Meksikën dy javë më parë ku humbën jetën 90 persona.

Tv Klan