Janë të shumtë rezidentët në Gjermani të cilët duan të blejnë produkte të ndryshme gjatë Europianit.

Sipas Shoqatës Gjermane të Tregtisë pritet rreth 3,8 miliardë Euro arkëtime gjatë Euro 2024.

Të dhënat dolën pas sondazhit të kryer nga agjencia Appinio. Përveç ushqimit ka të interesuar për produkte që kanë më shumë lidhje me Kampionatin Europian.

1 në 3 persona dëshiron të blejë artikuj për tifozë si shalle, flamuj ose objekte dekorative. Janë të kërkuara edhe produktet sportive.

Ata për shtëpinë, kopshtin, lojërat dhe elektronikën. 60% kanë parashikuar blerje nga 51 deri 200 Euro, 1 në 5 persona më shumë.

Edhe Shoqata Gjermane e Birrës shikon me shpresë zhvillimin e Kampionatit Europian. Gjatë këtyre aktiviteteve rritet konsumi i saj dhe si dëshmi është fakti se 70% e të pyeturve kanë thënë se do të ndjekin të paktën 1 ndeshje një eveniment që në Shqipëri do të transmetohet në Tv Klan. Vetëm 17% nuk kanë fare interes për këtë turne.

Tv Klan