Një ditë pasi Cristiano Ronaldo fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, në rrjete sociale shpërthejnë karikaturat dhe fotomontazhet.
Dikush luan me obsesionin e Ronaldos për këtë trofe, një tjetër fotomontazh e shfaq portugezin krenar përballë pretendentëve të tjerë.
Ironizohet Messi, duke ë bërë argjentinasin të prezantojë fituesin madje t’i dorëzojë edhe trofeun.
Fansa të Ronaldos rikujtojnë edhe një herë momentin kur Sergio Ramos i zgjati topin yllit të Barcelonës por nuk ia dha. Dikush tjetër e gjen fjalën i artë në vetë emrin e futbollistit CristianOROnaldo.
Dhe në fund, cili është Ronaldo për sytë e të gjithëve. Në radhë të parë si e sheh ai veten. Messi e sheh si pasqyrë të tij me 5 topat e artë.
Për popullin portugez ai është perëndia, e futbollit. Për sponsorët bukuroshja e fjetur.
Për ata që e urrejë, është thjeshtë një qaraman ndërsa për fëmijët e tij, sigurisht që është hero.
Tv Klan