1

Një shpërthim i fuqishëm tronditi gjatë orëve të mbrëmjes banorët e zonës pranë shkollës Vasil Shanto në kryeqytet.

Nga informacionet e deritanishme flitet për aktivizimin e një sasie eksplozivi në strukturën e një objekti në ndërtim.

Nga shpërthimi mësohet se janë lënduar 2 lehtë kalimtarë të rastit. Po ashtu janë dëmtuar disa ndërtesa përreth dhe automjetet e parkuara në rrugën poshtë ndërtesës.

Autorët dhe shkaqet e këtij shpërthimi nuk dihen ende.

Dyshimet e para lidhen me një konflikt mes pronarit që ka ngritur objektin ku ndodhi shpërthimi dhe të tjerë personave.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia që ngjarja të ketë lidhje me ngjarjen e 27 Majit në bulevardin Zogu i Parë ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku.

Tv Klan