Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kryeqytet.

Policia tha se shpërthimi ndodhi në zonën e njohur si “nëntë katëshet” dhe si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Smart” në pronësi të një vajze me inicialet B.A .

Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksplozivi.

Policia tha se nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë.

Forcat e rendit kanë bllokuar qarkullimin në zonë. /tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/mB4wtQhBEZw