Një shpërthim masiv ka ndodhur në një depo municioni në lindje të Ukrainës. Sipas mediave vendase janë evakuar rreth 20 mijë persona nga Balakleya në rajonin e Kharkovit të Ukrainës. Mësohet se kjo depo municioni është më e madhja në vend.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=OmKLpTZMrhU

Shpërthimi ka shkaktuar koas të madh duke bllokuar trafikun, pasi shumë makina janë nëpër rrugët e qytetit dhe qytetarët janë në panik për shkak se në depo ka shumë municione.

Anatoly Matios, zyrtari i lartë  i ushtrisë ka shkruar ka shkruar në Facebook se ky është një sabotim i drejtpërdrejtë.

Ai tha gjithashtu tha se shpërthimi ka ndodhur në magazinat ku gjenden municione të artilerisë së rëndë, si predha, tanke dhe raketa.

Sipas Matios në depo janë gati  140,000 ton municione të depozituara.

Në përditësim…