Një motor ka shpërthyer përpara zyrës së atasheut ushtarak të Joardanisë në Paris, ka konfirmuar Ministria e Brendshme franceze.

Zyrtarët jordanezë dhe francezë thanë se nuk janë të qarta shkaqet e shpërthimit dhe nuk ka të dhëna nëse ndonjë person është plagosur.

Nga shpërthimi kanë pësuar dëmtime disa prej makinave që kanë qenë të parkuara aty pranë. Policia ka nisur një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Sa i përket stafit në zyrën ushtarake jordaneze në Paris, asnjë nga pjesëtarët e stafit nuk ka pësuar lëndime. Në hetime janë përfshirë edhe zyrtarët e ambasadës së Jordanisë në Francë. /

tvklan.al