Një shpërthim ka goditur sot një minibus në lëvizje në Stamboll. Media turke raporton se sipas informacioneve të para në shpërthim janë plagosur 7 persona.

 “Hurriyet” thotë se minibusi transportonte studentët e një universiteti privat në zonën e njohur si Pendik, pranë aeroportit Sabiha Gokcen.

 Fotot nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe automjeti është dëmtuar rëndë.

 Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Autoritetet gjetën gozhda dhe vida të shpërndara në zonë pas shpërthimit dhe po vlerësojnë mundësinë e një shpërthimi me eksploziv artizanal. /tvklan.al