GJKKO vlerëson të paligjshëm arrestimin e Leonard Gjinit

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha si dhe u plagosën 7 të tjerë. Pas ngjarjes në kapanonin në pronësi të deputetit Bujar Çela, Gjini u ndalua për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Lirimin nga qelia, gjykata e argumenton se ndalimi i tij ishte i paligjshëm.

“Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Për këtë arsye, gjyqtari Erjon Bani urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga qelia të sipërmarrësit Leonard Gjini. Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme, caktuan vazhdimin e masës së sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i detyrës për punonjësit e Inspektoratit të mbrojtjes së territorit.

Masa e sigurimit do të vazhdojë për Robert Kolën, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sino, dhe Ilmi Uko. Shpërthimi në Lushnjë, kaloi në SPAK për shkak se është duke u verifikuar dhe roli i deputeti Bujar Çela. Prokuroria ka dyshime se punimet janë kryer në shkelje të lejes se ndërtimit. Shkak për shpërthimin e bombolës së oksigjenit dyshohet se u bë saldimi i disa mjeteve brenda ndërtesës.

Klan News