Kombëtarja Shpresa barazoi pa gola me Greqinë në takimin kualifikues të Europianit, që u zhvillua në Elbasan. Rastet në të dyja portat sollën rezultat. Rashica dhe Çekiçi ishin më të mirët nga lojtarët shqiptarë me goditjet e tyre, ndërsa portieri Strakosha u shfaq disa herë shpëtimtar.

E vetmja përfaqësuese që ka mundur Shqipërinë në këtë fushatë eliminatore është Portugalia, që udhëheq grupin me pikë të plota. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë pas shtatë takimesh. Skuadra jonë ka më pak ndeshje të zhvilluara se kundërshtarët.

Kombëtarja Shpresa do të luajë të hënën një tjetër sfidë kualifikuese. Kuqezinjtë e drejtuar nga Redi Jupi do të presin Hungarinë në Elbasan.

Tv Klan