Një ditë pasi Kombëtarja A u mund nga Italia në Palermo 2 – 0, Shpresat e Shqipërisë barazuan 0 – 0 ndeshjen e parë miqësore me Moldavinë.

Ndeshja u zhvillua në orën 15.00 në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit.

Trajneri Alban Bushi hodhi në fushë këtë formacion: Selmani, Toli, Bytyqi, Maloku, Nihaj, Ndoj, Seferi, Maloku, Bare, Cekici dhe Abazaj.

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Bushi tha se ekipi nuk bëri më të mirën e tij në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

U-21 do të luajë edhe një tjetër miqësore me Moldavinë në datën 27 Mars ora 15.00 në stadiumin “Selman Stermasi”./tvklan.al