Kombëtarja shqiptare do të masë forcat në mbrëmjen e sotme kundër Kilit në ndeshjen miqësore që do të luhet në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës.

Trajneri Silvinjo pritet që ta rreshtojë ekipin me modulin 4-2-3-1.

Porta pritet që t’i besohet Strakoshës, ndërsa në prapavijë nga e djathta do të reshtohet Hysaj, qendër Mihaj në vend të Ismajlit me Gjimshitin si edhe në të majtë Mitaj.

Në qendër të mesfushës Ramadani dhe Asllani, ndërsa më të avancuar Asani, Bajrami dhe Seferi. Ndaj amerikano-latinëve pritet që të luajë edhe Armando Broja, i cili do të jetë në qendër të sulmit.

Interesimi është i madh për këtë miqësore, ndërsa janë shitur mbi 16 mijë bileta.

Ndeshja ndaj Kilit, si dhe ajo e 25 Marsit me Suedinë do të transmetohen në televizionin Klan.

Klan News