Kombëtarja e volejbollit të meshkujve nuk arriti të bënte përmbysjen ashtu si në ndeshjen e parë me Suedinë. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3 – 1 në Tiranë nga skuadra suedeze, duke shtyrë për në sfidën e fundit çështjen e kualifikimit për në turin final të Ligës së Europës.

Një lojë e nisur keq për Shqipërinë që nisi të reagonte në setin e tretë, por shpirti i garës nuk i mjaftoi që të merrte një sukses. Të dielën do të luhet takimi i fundit me Maqedoninë, ekipin më të fortë të grupit, por duket të shikohet edhe rezultati i takimit tjetër mes Suedisë dhe Azerbajxhanit. TV KLAN