Policia e Brindizit ka bërë të mundur sot arrestimin e një grupi trafikantësh kokaine.

Alessio De Mitri, 28 vjeç nga Carmiano, Salvatore Cicoria, 47 vjeç nga Carovingo dhe shqiptarja Melina Taho, 26 vjeç nga Carovingo, u arrestuan mëngjesin e sotëm pasi transportonin sasi të mëdha kokaine nga Lombardia për në Salento.

26-vjeçarja shqiptare luante rolin e korrieres dhe arkëtares për paratë e mbledhura nga shitja e drogës. Asaj i është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Grupi trafikant furnizonte me kokianë sheshin Salento.

Hetimi filloi që në maj të vitit 2015, kur skuadra e toger Giuseppe Maniglio-s, ndërpreu një shkëmbim droge në parkingun e qendrës tregtare Conforama, Fasano. Në këtë operacion u sekuestrua gjysmë kilogram kokainë e fshehur në një kukull.

Ushtria ndërhyri ndërkohë që lodra kalonte nga dora në dorë. Ata arrestuan dy persona, 20-vjeçarin Francesco Cicoria nga Carovigno, të cilit iu dha masa “arrest shtëpie” dhe shqiptarin Marcel Malaj, 39 vjeç, i cili gjithashtu jeton në Carovigno, të cilit iu dha masa “arrest në burg”.

Mamaja e Cicorias, kur i biri mori në duar kukullën me drogën shqiptare brenda, po qëndronte disa metra larg, por e mjaftueshme kjo distancë për t’i shpëtuar arrestimit.

Jo larg nga vendgjarja u gjend edhe një makinë që i shpëtoi sirenave të policisë.

Nga hetimet e mëtejshme u zbulua se Salvatore Cicoria dhe Marsel Malaj kishte rënë dakord mes tyre për të planifikuar transportin e sasive të mëdha të kokainës së pastër nga Lombardia për në Salento e të shitej më pas nga grupi i të rinjve (Francesco Cicoria, i biri i Salvatores) dhe Alessio De Mitri.

Shqiptarët Marsel Malaj dhe Melina Taho ishin “korrierë” dhe “arkëtarë” të drogës, të cilët transportonin drogën nga Milano për në Carovigno, për ta shitur atë dhe për të mbedhur më pas paratë.

Salvatore dhe Francesco janë gjithashtu nën hetim pasi ndihmuan Malajn t’i shpëtonte arrestit nga shtëpia, ku ai ishte i kufizuar me shirita elektronikë./tvklan.al