Një sherr i madh mes të dënuarve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Milanos, ku protagonistë kanë qenë të burgosurit shqiptarë.

Duket se rivaliteti mes bandave të të dënuarve ka sjellë edhe përplasjen e madhe mes shqiptarëve dhe marokenëve.

Sherri ka qenë masiv dhe ka vënë në alarm drejtorinë e burgjeve. Për ta shuar këtë ngjarje është dashur ndërhyrja e dhjetëra forcave policore që kanë ndarë dy bandat.

Të dënuarit janë goditur me shkopinj druri dhe hekuri. Përleshja ka lënë të plagosur rëndë 2 të dënuar që janë dërguar në spital, ndërsa 3 të tjerë janë duke u kuruar në spitalin e burgut.

“Situata ishte e rëndë” ka thënë Alfonso Greco sekretari i sindikatës së Policëve të Burgjeve të rajonit të Lombardisë./tvklan.al