ETF: Gjatë 2022-shit mori trajnime vetëm 0.7% e popullsisë

“Shqiptarët janë shpërfillës kur vjen puna tek të mësuarit përgjatë gjithë jetës. Sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimeve, vetëm 0.7% e popullisë nga mosha 25-65 vjeç ka marrë pjesë në trajnime në vitin 2022.”

Trendi ka ardhur në rënie vit pas viti, duke bërë që vendi ynë të jetë i fundit në rajon për pjesëmarrjen më të ulët në të nxënit gjatë gjithë jetës. Një nga arsyet, sipas ekspertëve të karrierës është fakti se shumica e popullsisë janë me arsim 9-vjeçar.

Erion Muça, ekspert i Karrierës dhe Punësimit: Ky target grup nuk e ka emancipimin, vizionin për t’i dhënë rëndësinë e nevojshme edukimit apo formimit përgjatë gjithë jetës si një element dhe komponent i rëndësishëm që të jesh profesionist.

Mungesa e meritokracisë, po ashtu sipas ekspertëve ndikon në dëshirën e ulët për të investuar në avancimin e aftësive.

“Këtu në Shqipëri mund të bëhesh i suksesshëm duke mos qenë i kualifikuar apo përditësuar….”

Rëndësia minimaliste që vetë bizneset i japin trajnimit të stafit ka po ashtu pasojat e veta.

“Punonjësit me arsim të lartë, e kanë shumë të vështirë të rriten dhe të zhvillohen në karrierë për efekt të mbingarkesave në punë dhe mosinvestimit nga sipërmarrjet nga ana e tyre. Këta profesionistë mbeten në vendnumëro, në mos mbrapa sa i përket përditësimit të tyre.”

Në vendet e BE-së, gati 12% e popullsisë 25-64 vjeç marrin pjesë në trajnime duke i dhënë kështu rëndësi përditësimit të njohurive përgjatë gjithë jetës.

Tv Klan