Një i ri shqiptar është arrestuar 4 herë, brenda 3 ditësh, në Itali.

Në pranga e karabinierëve të Cittadellës kanë rënë Prelë Pjolla 27 vjeç, një i ri shqiptar pa dokumenta, ndaj të cilit kishte disa urdhra largimi nga vendi fqinj.

I riu ishte kishte marrë masën e largimit nga Italia, fillimisht në vitin 2014 nga gjykata e Venecias, një urdhër i dytë për Pjollën ka dalë në 2015, sepse ai konsiderohej si person me rrezikshmëri sociale.

Ndalimi i 27-vjeçarit ndodhi në fillim të javës pasi gjatë kontrolleve me zyrë e emigracionit, ai është gjendur me dokumenta flase.

Arresti për të erdhi pasi Pjolla u kthye në Itali duke shkelur urdhrin e përjashtimit, që i skadonte pas 10 vitesh./tvklan.al