Policia i bëri thirrje të ndalojë, por në vend të kësaj shqiptari shtypi deri në fund gazin. E kështu u përpoq të arratisej me shpejtësi, por për Julian R. fati kishte menduar diçka tjetër.

Policia italiane u vu menjëherë në ndjekje të 45-vjeçarit. Pasi lëvizte me një Peugeot 208 me shpejtësi të lartë, një patrullë mundi t’i vihej nga pas, ndërsa shqiptari përdori çdo manovër shpejtësie për t’u larguar.

Por “garës” së tij të shpejtësisë do t’i vinte fundit në Dignano, kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge në një kanal.

Pas kësaj 45-vjeçari u vu në pranga. Tashmë i duhet të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat./tvklan.al