Një shqiptari i cili përdori një pasaportë italiane për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, i është dhënë liria me kusht për 1 vit.

29-vjeçari Berhan Selimi kishte përdorur një pasaportë italiane e cila i përkiste Luigi Mollicas për të udhëtuar nga Malta për në Londër. Kjo pasaportë bëri të mundur zbritjen e tij në qytetin e Londrës.

Autoritetet malteze ishin informuar nga oficerët e sigurisë në aeroportin e Heathrow, për një pasagjer i cili kishte udhëtuar me një pasaportë në emër të një tjetër personi.

I akuzuari u arrestua nga policia britanike dhe u dërgua sërish në Maltë.

Gjykatësja Gabriella Vella mori parasysh bashkëpunimin e të akuzuarit me policinë dhe e mendoi se meritonte lirinë me kusht dhe jo burgosjen.

Për këto arsye, duke marrë parasysh rrethanat e veçanta personale të të akuzuarit, gjykata e dënoi atë me një vit burgim me kusht./tvklan.al