Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 Marsit.

Ajo jeton në Zvicër që prej vitit 1993. Në 2016-ën ajo u bë anëtare e Partisë Sociale, me të cilën edhe garon për deputete.

Rrustemi aktualisht është gjithashtu anëtare e Asamblesë në Komunën e Derendigenit. Duke folur në një intervistë për

KlanKosovën, 

ajo tregon se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit me synimin për të arritur diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota.

Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputete, që është 18 të votohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga zviceranët.

Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët, e cila ka degë edhe në Kosovë.

Më lart mund të ndiqni intervistën e saj të plotë të dhënë për

KlanKosovën./

tvklan.al