Domenico Berardi komplikon zgjedhjet e Spalleti para Euro2024

Domenico Berardi komplikon akoma dhe më shumë planet e Italisë. Sulmuesi i Sassuolo ka mbyllur sezonin aktual, por edhe munguar në kampionatin Europian të këtij viti. Kjo shkakton dhimbje koke për trajnerin e kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti.

Axurrët vuajnë jo pak në repartin e sulmit dhe mungesa e 28-vjeçarit konsiderohet një tjetër goditje për ta. Një problem për të cilin në Itali kërkojnë zëvendësuesin e Berardit. Katër futbollit janë në pole-position për të zënë vendin e tij.

Emra si Politano, Raspadori, Chiesa dhe Orsolini shihet si alternativa për Spallettin, pasi do të vendoseshin në krahun e djathtë të sulmit italian. Politano shihet si zëvendësues kokë më kokë me Berardin, pasi karakteristikat janë të njëjta, ndërsa në hierarkinë e italianëve ka fituar pozita edhe Orsolini.

Anësori është shndërruar në një lider këtë sezon te Bolonja, për tu përshtatur me dy skema loje, 4.3-3 dhe 4-2-3-1, formacion që pëlqehet dhe përdoret shpesh nga trajneri Thiago Motta, por edhe Luciano Spalletti.

Duke qenë se katër të nominuarit e deritanishëm janë një hap lart në hierarkinë e trajnerit italian nga pikëpamja tekniko-taktike, në plan të dytë do të ishin edhe alternativat Baldanzi, Zaçagni dhe Zaniolo. Për të tre shanset për të zënë vendin e Berardit janë më të vështira, por jo të pamundura. 

Në mes të një emergjence sulmi, Spalletti në Gjermani gjithashtu mund të vendosë të shpikë diçka ndryshe duke lëvizur kartat në repartin e sulmit. Italia sfidon Shqipërinë në takimin e parë të Euro2024, përballje që do luhet në ‘Dortmund’ më 15 qershor dhe do transmetohet falas dhe ekskluzivisht në TV kombëtar Klan.

Klan News