Të tjera dyshime i shtohen shqetësimit amerikan mbi lidhjet e presidentit Trump me Rusinë.

I vënë nën presion nga ligjvënësit amerikanë pas u zbuluan disa takime të tij me ambasadorin rus në Washington, Prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions, u tërhoq nga vendimi për të bllokuar hetimin e FBI, se mbi ndërhyrjen ruse në fushatën presidenciale demokratët kërkuan dorëheqjen e prokurorit.

Për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe keqinformimit të institucioneve mbi bisedat me ambasadorin rus Sergey Kislyak, muajin e kaluar dha dorëheqjen këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flyyn. 

Sikur të mos mjaftonin këto, me ambasadorin rus rezulton të jetë takuar edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.

Presidenti Trump ka mohuar që Rusia të ketë patur ndikim në zgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Por dyshimet janë gjithnjë në rritje, duke shtuar këtu edhe emërimin e sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, i cili është përfolur për lidhje me Moskën./ TV KLAN