Lajme Arkiva 2003

Ditët e fundit ka ndodhur një numër aksidentesh të rënda edhe në afërsi dhe brenda kryeqytetit. Mbrëmjen e së premtes një person humbi jetën pranë autostradës ndërsa në aksident u përfshinë gjithsej 3 automjete.

Komisariati i policisë rrugore ku qenë vendosur sot edhe automjetet e aksidentuara mbrëmë dhe të disa ditëve më parë thonë se numri i aksidenteve rrugore është ulur ndjeshëm në krahasim me atë të ndodhur  në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Komandanti i turnit Arian Ahmetaj e shpjegon kështu numrin e uljeve të aksidenteve.

Arian Ahmetaj: Nga statistikat që kemi bërë dhe analizat vjetore krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie të numrit të aksidenteve në rrugë. Kjo ka ardhur si pasojë e masave të forta që kemi krijuar ne si polici rrugore në shërbimet e trafikut dhe të linjave, duke u mbështetur dhe me mjetet që na kanë ardhur në dispozicion, duke filluar që me radarët dhe deri te tubetat e pijeve alkoolike, të cilat janë ndëshkuar maksimalisht  në masën plotësuese të heqjes së lejeve të drejtimit.

Është shtuar gjithashtu edhe numri i gjobave që vendos policia rrugore për personat që shkelin rregullat e qarkullimit. Sipas ekspertëve të policisë rrugore shumë drejtues të automjeteve shkelin rregullat kryesisht duke ecur me shpejtësi të madhe edhe brenda për brenda qytetit duke shkaktuar mjaft aksidente./tvklan.al