glenn

Glenn Frey, themeluesi dhe kitaristi i bandës amerikane të rrokut, “Eagles”, është ndarë nga jeta në moshën 67 – vjeçare.

Frey vuante prej vitesh nga artriti dhe përdorimi i ilaçeve të forta, prej më shumë se 15 vitesh, çoi në shfaqjen e problemeve të tjera shëndetësore, si pneumonia dhe koliti.

Glenn Frey ishte pjesë e një prej bandave më të famshme të rrokut të viteve 1970, e vlerësuar me 6 “Grammy Awards” dhe 5 “American Music Award”. Pas ndarjes, së grupit në 1980, ai pati një karrierë të suksesshme solo, duke realizuar albumin e tij të parë “No Fun Aloud” dhe hite të njohura si “ True Love”, “You belong to the city”, “Sexy Girl”.

Vokalisti i “Eagles” dhe një nga miqtë më të mirë të Frey, Don Henley, e përshkruajti atë si një njeri shakaxhi, bujar, kokëfortë e shumë të talentuar.

Frey u martua me koreografen Cindy Milican në 1990 dhe ishte babai i tre femijëve./tvklan.al