Si-te-fleme-mireGjumi i bën mirë trupit dhe mendjes por për një pjesë të njerëzve duket e pamundur që të bëjnë gjumë të mirë dhe të qetë. Kjo nuk ka të bëjë me dëshirën, më shumë sesa me faktin se për disa është e vështirë që t’i zejë gjumi.

Ndaj po ju sugjerojmë disa mënyrë për t’iu zënë gjumi më lehtë dhe për të bërë një gjumë më të mirë.

Përpiquni të mënjanoni ilaçet – Shumë, në përpjekjen për të fjetur e për të bërë një gjumë të qetë marrin ilaçe apo qetësues. Kjo mund të jetë zgjidhje për disa netë por është diçka që nuk duhet të ndodhë gjithmonë. Fillimisht pasi, nëse nuk sugjerohet nga një mjek, ilaçe të tilla mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Së dyti, vjen një moment që trupi i njeriut adaptohet me çdo gjë dhe mund ta gjeni veten duke marrë ilaçe të cilat nuk do të japim më asnjë efekt.

Hiqni mënjanë teknologjinë – Hiqni mënjanë smartphone – in. Shoqëria e ditëve të sotme është bërë e varur nga teknologjia e re dhe është në mënyrë konstante përpara një ekrani, qoftë kompjuter, tabletë apo telefon. Kërkime mjekësore sugjerojnë se përpara se të shkoni për të fjetur duhet t’i jepni vetes kohën e duhur për tu qetësuar dhe të qëndruarit në Facebook në smartphone-in tuaj, mesiguri nuk do t’ju ndihmojë. Përpiquni të fikni pajisjet teknologjike të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat.

Lexoni një libër – Librat mund të bëjnë mrekulli. Të lexuarit jo vetëm që ka benefite për intelektin tuaj por është dhe një mënyrë shumë e mirë për të mbyllur ditën. Shumë njerëz e përdorin librin si një mënyrë për tu relaksuar dhe shumë prej tyre e kanë tepër të thjeshtë për t’i zënë gjumi teksa lexojnë. Sigurisht duhet patur kujdes sepse, nëse zgjidhni një libër tepër interesant mesiguri nuk do t’ju zerë gjumi nga kurioziteti. Nëse qëllimi është që të flini sa më parë hapni një libër të mërzitshëm.

Hiqni mënjanë preokupimet – Jeta është stresuese dhe sigurisht që stresi nuk mund të zhduket një moment që vini kokën mbi jastëk. Shpesh është një ndër arsyet kryesore të pagjumësisë dhe gjumit të keq. Përpiquni që t’i lini problemet mënjanë një moment që shkoni për të fjetur. Nëse ju duket e vështirë ta bëni me mendje, atëherë shkruajini në një bllok. Sekreti qëndron që një moment që i shkruani në letër, i lini aty dhe i largoni nga mëndja. Kjo teknikë zakonisht kërkon shumë trajnim dhe nuk është aspak e lehtë, megjithatë ia vlen që ta provosh.

Fuqia e ujit të ngrohtë – Shumë zgjedhin që dushin ta bëjnë në mëngjes, por një dush i nxehtë përpara se të shkroni në shtrat do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të bëni një gjumë të qetë.

Merruni me ushtrime fizike – Të bërit ushtrime fizike është e vërtetuar që ndihmon që të të zerë gjumi më lehtë. Ndaj, për të gjithë ju që keni probleme me gjumi është koha që të shkoni në palestër, fitnes apo vrap.

I thoni “jo” kafeinës – Sa më të mëdhenj në moshë aq më shumë efekt ka kafeina tek ne. Ndaj është e këshillueshme që t’i thoni ‘jo’ kafinës pas pune apo edhe më vonë sepse nuk do t’ju lerë të flini.

tvklan.al