Një ditë pas fjalimit të shumë pritur të Presidentit katalanas, Carles Puigdemon, mediat shkruajnë se fjalimi i tij reflektonte universet paralele të banuara nga separatistet e Katalonjës dhe qeveria spanjolle.

Për separatistet katalanas, vlera supreme është e drejta e popullit për vetëvendosje, e shprehur ne mendimin e tyre ne referendumin e 1 tetorit.

Kjo krijoi një shumicë të madhe për pavarësi – megjithëse procedurat e votimit ishin kaotike dhe pjesëmarrja, madje sipas të dhënave zyrtare katalanase, ishte vetëm 43 për qind.

Atëherë kur nuk pritej, Presidenti i rajonit autonom të Katalonjës, Carles Puigdemont u tërhoq nga shpallja e pavarësisë. E megjithatë, një tërheqje e pjesshme për udhëheqësin separatist aq sa autoritetet katalanase të mos e konsiderojnë një pikë kthese.

Disa faktorë mund të shpjegojnë pse Puigdemont nuk beri deklaratën e njëanshme te pavarësisë, të kërkuar nga separatistet radikalë majtiste dhe lëvizjet jo parlamentare nacionaliste.

Se pari, aleatet e Spanjës ne  BE paralajmëruan kruen e separatisteve se nuk  do të njihnin një shtet të vetëshpallur katalan.

Vetëm disa ore përpara fjalimit te z. Puigdemont, Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, e këshilloi atë në kushte miqësore, por të forta, për të mos marrë hapa të nxituar.

Se dyti, dy banka të mëdha dhe një numër i madh i kompanive të tjera vendosi qe nga fundi i javës së kaluar të largonin selinë e tyre nga Katalonia në pjesët e tjera të Spanjës.

Lëvizjet e biznesit u panë si një votë dërrmuese e mosbesimit nga ana e biznesit të madh ne vizionin e separatisteve.

Së treti, disa qindra mijë përkrahës Spanjës së bashkuar u mblodhën ne Barcelonën qendrore të dielën për një tubim, i cili tregoi se separatizmi nuk është shkaku i vetëm që mund të sjellë njerëzit në rrugët e Katalonjës. Ishte veprim që të kujtonte se rajoni është thellësisht i ndarë për pavarësinë.

Larg nga përfaqësimi i shumicës së qytetarëve të Katalonjes, shkëputesit mbështetën nga rreth gjysma, ose disi më pak se gjysma e shoqërisë. Qeveria spanjolle mori de facto kontrollin e financave publike te Katalonjës muajin e kaluar. Opsionet e Madridit variojnë që nga nisja e arrestimeve ose imponimin e  gjobave te renda për mosbindjen ndaj ligjit, deklarimin e gjendjes se jashtëzakonshme ose pezullimin e autonomisë së Katalonjës.

Ajo që mbetet për tu parë në të ardhmen e afërt është përgjigja e Rayoit ndaj apelit për diaslog të bërë nga kreu katalanas./Tv Klan