Berlusconi

Pas lajmit se Presidenti amerikan Barack Obama hapi llogarinë e tij në Twitter, nga ku do të shkruajë çdo status vetë, një tjetër llogari në mediat sociale ka mahnitur publikun.

Bëhet fjalë për profilin e sapo hapur të ish – Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi në Instagram.

Profili i tij, është ëndrra e çdo vajze adoleshte në ditët e sotme.

79- vjeçari ka postuar në 24 orët e fundit, më shumë se 60 foto.

Prestigjozja britanike The Independent ka përzgjedhur si foton e preferuar, këtë selfie të ish – Kryeministrit italian me qenin e tij.

Foto të tjera të postuar nga Berlusconi janë edhe pjata të servirura në restorante, darka me miqtë, evente, takime institucionale, etj.

tvklan.al