Qarku-FierzaMegjithëse jetojnë mes plehrave, reagojnë vetëm kur e shohin këtë situatë në ekranin e televizorit.

Ishin pamjet e trasmetuara në Televizionin Klan që të hënën Bashki dhe Komuna të Kukësit janë thirrur për të pastruar liqenin

Kryetari i Këshillit të Qarkut fajëson për këtë situatë pushtetin qëndror, që sipas tij ka vonuar miratimin e një projekti për pastrimin e liqenit të Fierzës.

Për ndotjen në liqenin e Fierzës nuk ka reaguar ende kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe qeveria shqiptare. Nuk dihet se çfarë kapacitetesh ka pushteti lokal për të bërë i vetëm pastrimin e këtij baseni ujor, por burime pranë qeverisë thanë se do të merren masa për të reabilituar sa më shpejt ndotjen në Fierzë.

Një ditë më parë televizioni Klan shfaqi pamjet skandaloze ne liqenin e Fierzës ku tonelata mbetjesh te ndryshme, industriale, organike, plastike e mbetje spitalore, kanë mbuluar sipërfaqen e tij. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve vjen nga Kosova, përmes lumit Drin.

Sipas korrespondentit tonë në Kukës, kjo situatë vazhdon prej vitesh, sa herë shtohen prurjet e liqenit të Fierzës që  nxjerrin në sipërfaqe mbetjet e grumbulluara. Në një dekadë thuajse nuk është ndërhyrë fare nga autoritetet përveç një aksioni të një viti më parë të iniciuar nga Këshilli i Qarkut me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave.

TV KLAN