Skënderbeu dhe Kukësi janë ndarë në barazim. 1 – 1 rezultati në Korçë. Kuksianët kishin dy raste të pastra për gol që në fillim të takimit me Pejiç dhe Lena, por ishte Skënderbeu që gjeti golin. Në minutën e ’12, Liridon Latifi kaloi Skënderbeun në avantazh.

Skënderbeu kishte edhe dy raste të tjera, por shtylla ndali goditjen e Salihit.

45-minutëshi i dytë ishte më i ekuilibruar, me Skënderbeu që u përpoq të ulte ritmin e lojës së kuksianëve për të administruar rezultatin.

Përpjekjet e skuadrës së Ernest Gjokës janë shpërblyer në fund të takimit, atëherë kur një top që u nis nga goditja e dënimit shkoi tek Kale i pamarkuar, i cili me një goditje perfekte theu portierin Orges Shehi.

Kukësi ruan vendin e parë të renditjes me 51 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e dytë me 50.

Partizani ka mundësinë të barazohet me Kukësin nëse fiton takimin me Korabin.

Tv Klan