Thellohet skandali për fiksim rezultati në futbollin kosovar. Pasi përjashtoi dy klubet e Ligës së Parë, Ulpianën dhe Vllazninë, Federata Kosovare e Futbollit ka identifikuar edhe fajtorin. Bëhet fjalë për presidentin e Ulpianës, Jeton Gashi.

Përmes komisionit të Disiplinës pranë këtij institucioni, FFK ka përjashtuar Gashin nga futbolli, pasi ekzistojnë dyshime se ka kurdisur këtë 90 minutësh, por edhe sfida të tjera ku është përfshirë Ulpiana.

“Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana- Ferizaj për një shumë prej 15,000 Euro, por ai dhe lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”, thuhet në vendimin e FFK-së.

Pas fitores 4-3 të Vllaznisë ndaj Ulpianës ka pasur përjashtime edhe të zyrtarëve të dy klubeve që do t’i mungojnë fushave të lojës për të paktën 1 vit.

Klan News