Një klerik afgan është arrestuar pasi u martua me një vajzë vetëm 6 – vjeç.

Mohammad Karim, rreth 60 – vjeç u ndalua në provincën e Ghor nga autoritetet në Afganistan. Para zyrtarëve, ai tha se vajzën e mitur ia kishin dhënë vetë prindërit e saj, “si sakrificë fetare”.

Por ndryshe nga versioni i tij, prindërit e vajzës mësohet se janë në gjendje shoku, pasi deklarojnë se 6 – vjeçarja është rrëmbyer.

Vajza nuk flet, por përsërit në mënyrë të vazhdueshme fjalinë

“Kam frikë nga ky burrë”

, deklaroi Masoom Anwari, kreu i Departamentit për Çështjet e Grave në Ghor.

E mitura mësohet se është nën kujdesin e autoriteteve dhe pritet që t’i dorëzohet prindërve të saj, ndërsa kleriku është lënë në burg.

Arrestimi i Karim vjen vetëm pak ditë pasi një vajzë 14 – vjeçare shtatzënë u dogj për së gjalli në Ghor, një ngjarje që tronditi Afganistanin.

Familja e Zahra tha se adoleshentja u torturua dhe u vra nga njerëzit e bashkëshortit të saj.

Incidenti në fjalë, nxorri në pah problematikën e madhe në vend të martesave të fëmijëve./tvklan.al

Burimi: The Telegraph