Në vijim të skemës së korrupsionit, të zbuluar në Fakultetin Filiologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, të Shkodrës, ku u përfshinë pegadogë, studentë dhe sekserë, u shpallën në kërkim 4 persona.

Ata janë studentët J.H. 20 – vjeç, banues në Lezhë, E.B 21 – vjeçe, banuese në Vau Dejës, B.H 25 – vjeç, banues në Vau Dejës, A.H. 21 – vjeç, banues në Shkodër.

Në ditë më parë u arrestuan edhe dy pedagogët Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi, së bashku me 3 sekserë dhe 4 studentë.

Skema e korruspionit, ku u përfshinë pedagogë dhe studentë u zbulua nga Prokuroria e Shkodrës.

Në kuadër të kësaj skeme korrupsioni, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master, kundrejt pagesave 200 – 700 euro./tvklan.al