Ekipet shqiptare nisën miqësoret e fazës përgatitore që po zhvillojnë në Turqi. Skënderbeu e mbylli në barazim pa gola miqësoren e parë të fazës përgatitore që po zhvillohet në Antalia. Në takimin e luajtur me Bursaspor nuk munguan rastet veçanërisht nga ekipi turk.

Në këtë takim trajneri Ilir Daja eksperimentoi me formacionin duke e nisur nga minuta e parë me Sebino Plakun. Gjatë kalimit të minutave u aktivizuan shumë lojtarë të tjerë.

Miqësorja e radhës e Skënderbeut do të jetë me skuadrën nga Azerbajxhani, Sumqait më 13 janar. Kukësi humbi takimin me Basaksehir ku luan Sokol Cikalleshi.

Kryesuesit e Superligës së Shqipërisë u mundën me rezultatin 3 – 1 nga ata të Superligës së Turqisë. Cikalleshi nuk shënoi edhe pse nisi si titullar. Golin për Kukësin e realizoi Pero Pejic.

Miqësoja tjetër do të jetë me azerët e Neftçi Baku më 15 janar./ TV KLAN