Skënderbeu do të luajë një sfidë vendimtare me Dinamon e Kievit të enjten në Elbasan. Rezultati i kësaj përballje do të vendosë nëse ekipi korçar do të ketë më shpresë për të shkuar më tej.

Ilir Daja:

“Do të luajmë gjithçka për gjithçka pasi janë ndeshjet e fundit dhe duhet të fitojmë nëse duam të kualifikohemi, por do të jetë e vështirë”.

Por gjithësesi prioritet mbetet kampionati për të marrë fitoret me rivalët për titullin.

Kristi Vangjeli:

“Unë do të këmbeja kualifikimin në Europa League me 6 pikë në kampionat”.

Ilir Daja: “

Më mirë thuaj 9 pikë”.

Stërvitja e fundit e Skënderbeut nuk u zhvillua në ‘Elbasan Arena’ dhe sipas Ilir Dajës ishte një zgjedhje e futbollistëve, pasi tashmë terrenin ku do të luhet takimi e njohin mirë. Nga minuta e parë konfirmohet edhe Sabjen Lilaj, i cili u dëmtua në miqësoren e Kombëtares me Turqinë. Dinamo e Kievit e siguroi kualifikimin në turin tjetër, por gjithësesi pritet një lojë e fortë në Elbasan.

Aleksandr Khatskevych, trajner i Dinamo Kiev:

“Ne jemi përgatitur për një rezultat pozitiv. Skënderbeu ka një shans sado të vogël për tu kualifikuar kështu që ne e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje”.

Ndeshja Skënderbeu – Dinamo Kiev do të luhet të enjen në orën 21:05 në një stadium pa tifozë për shkak të dënimit të UEFA-s.

Tv Klan