mirel josaJava e 25 e Superligës do të luajë katër nga ndeshjet të mërkurën. Vëmendja është përqendruar te sfida Skënderbeu – Tirana. Synimi i ekipit korçar është mbrojtja e titullit kampion.

Një fitore do të bënte që Skënderbeu të mos shkëputej nga vendet e para, pasi në garë për fitimin e trofeut janë edhe Tirana, Kukësi dhe Partizani sipas trajnerit, Mirel Josa.

Mirel Josa – Trajner i Skënderbeut: “Ne jemi të fokusuar te objektivat tona si janë edhe Tirana Kukësi dhe Partizani”.

Sipas Josës bardheblutë janë më të freskët fizikisht, pasi nuk kanë luajtur javën e kaluar. Tirana po pret sfidën e grumbulluar në Pogradec. Në dispozicion të trajnerit Gugash Magani janë edhe Erando Karabeci dhe Debatik Curri. Ndeshja e fundit në Korçë ka përfunduar pa gola. Mes takimeve të tjera të javës së 25 spikat përballja Partizani – Flamurtari që do të luhet në Durrës.

Tv Klan