Për të katërtën ndeshje radhazi, Manchester City fiton me katër gola dhe hedh një hap drejt titullit kampion.  Skuadra e Pep Guardiolës zgjati ecurinë pozitive, tashmë me 18 ndeshje pa humbje në kampionat pasi likujdoi pastër 4-0 Brajton.

Fitore komode nga ana e City, që arriti të gjej shumë shpejt rrjetën me Kevin De Bryjn. Mesfushori realizoi në mënyrë të veçantë golin numër 68-të në 255 paraqitjet e tij në Premier League. Për herë të parë në këtë kompeticion, belgu shënoi me kokë.

Edhe Phil Foden në histori. Anglezi realizoi dopietë personale në këtë takim për tu ngjitur në kuotën e 50 të tillëve në Premier League. Ai u bë lojtari i tretë që arrin shifra të tilla nën drejtimin e Pep Guardiolës, 23-vjeç ose më i ri për tu bashkuar me Lionel Messi dhe Erling Haaland.

Për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Alvarez, i cili kompletoi pokerin në këtë 90 minutësh. Manchester City është tashmë i pamposhtur në 30 ndeshje në të gjitha garat, me 24 fitore dhe 6 barazime, duke u bërë skuadra e tretë angleze që shënon të tilla rekorde.

“U thashë lojtarëve që ajo që po ndodh me Liverpool mund të ndodh me ne, por edhe me Arsenalin. Do të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Edhe Liverpool është në garë pavarësisht formës që po kalon në këto momente.”

Pas kësaj fitoreje, City ka 1 pikë më pak se Arsenali kryesues, por edhe një takim më shumë për tu luajtur.

Klan News