Disa skuadra zgjedhin të kenë qëndrueshmëri në ekip, duke ruajtur bazën e lojtarëve. Kjo strategji sjell sukses në pjesën më të madhe të rasteve.

Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport ka ndërtuar një renditje ku në krye është kampioni në fuqi i Kinës, Shanghai Port.

Futbollistët kanë një mesatare mbi 5 vjet si pjesë e ekipit. Në vendin e dytë është Al Saad i Katarit, ndërsa pas tij vijnë skuadra të një niveli më elitar si Athletic Bilbao dhe Real Madrid.

Të gjithë kanë një mesatare mbi 4-vjeçare. Falë stabilitetit që ka Real u shpall kampion në La Liga dhe është në finalen e Champions.

Në top 10 e CIES janë përfshirë më së shumti ekipe nga bota arabe, por edhe Heidenheim dhe Leipzig të Gjermanisë. 

Tv Klan