1

Gjigandi i teknologjisë japoneze Sony, veç Playstation dhe Smartphone do të prodhojë edhe dronë që mund të fluturojnë me një shpejtësi prej 170 km në orë.

Ky është prototipi As-Dto1-E, një dron i gjeneratës së re që i ngjan një avioni në miniaturë. Hapja e krahëve te tij arrin në dy metra e 20 cm, ka një gjatësi një metër e 60 cm dhe peshon vetëm 7 kg. Droni  mund të transportojë një ngarkesë prej 10 kilogramësh dhe mund të qëndrojë në ajër për rreth dy orë.

“Sony” beson se me kamerat e tij dhe teknologjitë e komunikimit mund të ndikojë tregun e dronëve.

Dronët janë një nga risitë më premtuese dhe kompanitë e mëdha të Teknologjisë siç janë Google dhe Amazon janë përqëndruar në prodhimin e tyre. Për këtë motiv, Sony ka krijuar kompanisë “Aerosene”, sëbashku me liderin japonez të inovacionit ZMP, për realizimin e dronëve profesionale dhe parashikohet te gjeneroje 70 milionë euro deri ne vitin 2020.

Tv Klan