madrid_vs_barcelonaSot është dita e El Clasico dhe e gjithë bota e ka mendjen në Spanjë, më saktë Madrid. Real do të presë Barcelona në një nga sfidat më të famshme në futbollin e klubeve dhe kësaj here ekipet kanë më shumë yje.

I vetmi që mungon është Gareth Bale, i cili është i dëmtuar. Ndërkohë te Barcelona pritet të shohim për herë të parë në fushë Luis Suarez, i cili e ka përfunduar pezullimin e dhënë nga FIFA për kafshimin ndaj Giorgio Chiellini.

Luis Enrique (Trajner i Barcelonës):

“Nuk mund t’ju them se sa do të luajë Suarez, por do të jetë në fushë të paktën disa minuta. Nuk do të ndërroj mënyrën e lojës pavarësisht formacionit që do të ketë në fushë Ancelotti dhe besoj se është e njëjta edhe për të”.

Carlo Ancelotti (Trajner i Real Madrid):

“Pas një sezoni pa trofe Barcelona ka dëshirë për të fituar dhe është më e motivuar. Për këtë ndeshje presioni është i natyrshëm, por mendoj se këtë sezon jemi në një pozitë më të mirë se atë të vitit të kaluar dhe do të përpiqemi të japim më të mirën.

Supersfida do të nisë në ora 18:00 me Barcelona në krye të renditjes 4 pikë e shkëputur nga Real Madrid dhe pa asnjë humbje në këtë kampionat.

Megjithatë Real pas 2 humbjeve në kampionat me Sociead dhe Ateltico ka vetëm fitore duke përmirësuar paraqitjen e tij në La Liga.

Tv Klan