Barcelona përballet me Juventus në Champions

Në ndeshjen e parë në Torino në fushë zbriti vetëm Messi, ndërsa sot në Camp Nou do të jetë edhe Ronaldo. Barcelona do të luajë me Juventus në javën e fundit të fazës së grupeve në Champions League dhe përballë do të jenë dy futbollistët të cilët kanë rivalizuar në futbollin e viteve të fundit.

Një takim që vlen vetëm për ekpin që do të renditet në vendin e parë. Por sfida mes Messi e Ronaldo është pika kulmore e ndeshjes.

Prej 2008 janë përballur 35 herë me argjentinasin që numëron 16 fitore, portugezin 10, ndërsa 9 u mbyllën në barazim. Leo Messi është në avantazh edhe me golat shënuar në sfidat direkte 22 kundër 19 të Cristiano.

Sulmuesi i Barcelona ka edhe më shumë Topa të Artë në karrierë 6 nga 5 që ka Ronaldo. Sot do të jetë rivaliteti i radhës mes të dyve që nuk mund të shmanget.

Tv Klan