Kjo kompani nën akuzë nga SPAK se përfitoi tendera me shkelje në ARRSH

Gjykata e Posaçme vendos nën sekuestro preventive 13 pasuri në pronësi të shoqërisë DAAM sh.p.k. Në njoftimin zyrtarë Prokuroria e Posaçme bën me dije se është sekuestruar kompania dhe 5 pasuri të paluajtshme tokë arë, në Mangullë të Tiranës me sipërfaqe mbi 34 mije m katrorë. Po ashtu të bllokuara janë edhe 6 automjete të markave të ndryshme dhe një motomjet.

Ky vendimi i Gjykatës së Posaçme vjen pas hetimeve që po kryhen nga ana e SPAK për dyshimet për abuzime me tenderat nga Ervis Berberi, ish-kreu i Autoritetit Rrugorë Shqipatrë dhe dy miqve të tij Valter Begaj dhe Ervis lami.

Sekuesto e pronave të shoqërisë është bërë për shkak të hetimeve që po kryehen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv kryer në bashkëpunim”, “Korrupsioni pasiv” dhe Pastrimi parash”.

SPAK ka dyshime për abuzime me 6 tendera të fituara nga kompania DAAM sh.p.k, që në kohën kur Berberi ishte drejtor në agjensinë për efiçencën e energjisë. Berberi, Lami dhe Begaj janë lënë në qeli nga Gjykata e Posaçme ndërkohë që mbrojta kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. 

Klan News