Spanja do të formojë qeverinë e saj pas një periudhe ngërçi prej 10 muajsh, që nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Mbreti Felipe i VI, ngarkoi kryeministrin në detyrë, Mariano Rahoi, të formojë qeverinë e re.

Ishte vetë kreu i qeverisë që konfirmoi lajmin në dalje të takimit me Mbretin. Ekzekutivi i ri do të do fomohet në pakicë, vetëm me deputetët e Partisë Popullore.

Pak ditë më parë, opozitarët socialistë të drejtuar nga Pedro Sanchez, hoqën dorë nga vetoja e tyre duke i mundësuar Mariano Rahoit të formojë qeverinë në minorancë.

Spanjë në këtë mënyrë shmang zgjedhjet e treta të brenda një viti.

Tv Klan