De la Fuente: Mësohet më shumë nga humbjet se sa nga fitoret

Spanja, kundërshtari i Shqipërisë në Europian, humbi me rezultatin 1 – 0 miqësoren me Kolumbinë të premten në Londër.

Një ndeshje ideale për trajnerin Luis de la Fuente për të testuar lojtarë edhe të rinj në prag të Euro 2024.

“Nga humbjet mëson më shumë se nga fitoret. Kjo ishte një ndeshje shumë e fortë. Në disa aspekte ishim mirë, në disa të tjera duhet të përmieësohemi, duke u bazuar mbi të gjitha te pjesa e dytë”, thotë trajneri i Spanjës.

Përfaqësuesja spanjolle zotëroi takimin gjatë pjesës së parë, duke u treguar e rrezikshme me Moreno e Merino.

Presioni në portën kolumbiane vijoi edhe në nisjes e së dytës, por ishin amerikanojugorët të cilët realizuan me Munoz pas një kundërsulmi të shpejtë.

Yamal e Grimaldo u përpoqën të shmangnin humbjen por ishte e pamjaftueshme.

Trajneri De la Fuente i dha mundësinë të debutante edhe mbrojtësit 17-vjeçar të Barcelona, Pau Cubarsi.

Miqësorja e radhës e Spanjës do të jetë ndaj Brazilit të martën.

Tv Klan