Borussia Dortmund është rikthyer tek fitorja në Bundesligën gjermane. Verdhezinjtë triumfuan pastër 0-2 në transfertën e Union Berlin për të hedhur pas krahëve dy rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit. Një gol për çdo pjesë për skuadrën e Dortmund.

Ishte Karim Adejemi ai që zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë. Ndërsa, Matsen në minutën e 90-të shënoi golin e sigurisë, për t’i dhënë kështu fitoren e 12-të sezonale në kampionat. Me këtë triumf, Dortmund ngjitet në kuotën e 44 pikëve, në zonën Champions League.

Fitore me poker golash regjistroi Leipzig, 4-1 në fushën e Bochum. Një përmbysje spektakolare nga ana e miqve, të cilët pasi barazuan llogaritë në 1-1, arritën të gjenin tre herë rrjetën në harkun e katër minutave lojë. Pas kësaj fitoreje, Leipzig mban në presion një vend në Champions League, pasi numëron 1 pikë më pak se Dortmund.

Klan News