Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tirana kampione ndërsa Laçi, Besa dhe Burreli bien në kategorinë e dytë. Ky është verdikti final që dha përfundimi i kampionatit të 60 kombëtar. Tirana ka përfunduar kampionatin në krye me 61 pike e ndjekur nga Vllaznia me 60 dhe Bylis me 59 pikë. Tirana është formacioni që e meritoi plotësisht këtë trofe. Nga presidenti Nuri, trajneri Mema, stafi drejtues i klubit, ai mjeksor, futbollistët duke filluar nga portieri Nallbani, kapiteni Ali Memeti e me radhë Sina, Dabulla, Mema, Tafaj etj të gjithë protagonistë të një kampionati krejt unikal.

Festa e trofeut, marrja e Kupës e zhvilluar sot në “Selman Stermasi” ka qenë krejt origjinale. Kjo pas fitores së lëhtë me golat e shënuar nga Mema, Dabulla e Tafaj. Tirana është i vetmi formacion që ka mundur të marrë 22 pikë. Ja çfarë thonë disa nga protagonistët e formacionit kampion.   

Lojtari i Tiranës:- “E meritoi titullin kampion, vërtetoi dhe një herë që është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, dhe ka qenë kampionati më i vështirë do thoja unë, për faktin që ka qenë një kampionat me ndeshjet jashtë Tiranës shumë të vështira, sakrificë, kjo na ka treguar që ka një shpirt gare dhe e meriton titullin kampion”.

Lojtari i Tiranës:- “Titulli kampion ishte diçka që e merituam. Punuam gjithë vitin me seriozitet dhe u shpërblyem me fitimin e titullit kampion”.

Lojtari i Tiranës:- “Është hera e parë për mua që dal kampion. Do thoja që ishte një eveniment i madh për mua, do më vlejë shumë duke pasur parasysh gjithë këto peripeci që ka pasur kampionati jonë këtë vit. Jam shumë i gëzuar që mora kupë”.

Ndërkohë java e 30 regjistroi fitoren e thellë të Elbasanit, rezultat që ndëshkoi Besën e cila vitin që vjen do luajë në kategorinë e dytë. E veçanta e këtij kampionati mbetet fakti që goleador shpallet lushnjari Bano në kuotën e 22 golave i ndjekur nga korçari Qose me 19./tvklan.al