Klosi: Ndan mbetjet në burim dhe ul koston e transportit

Himara është pajisur me 700 kosha që do të shërbejnë për ndarjen e mbetjeve që në burim, ndërsa shumë shpejt do të jetë gati edhe stacioni i riciklimit dhe grumbullimit të mbetjeve në Vumblo.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e fushës së stabilizimit dhe riciklimit të mbetjeve në stacionin e transferimit u ins0pektuan nga ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Blosi.

Blendi Klosi: U krijua ky stacion, i cili është vetëm 7 km nga bashkia e Himarës, larg zonës turistike, në një zonë publike ku është bërë një investim për dy aspekte: E para për ndarjen në burim të të gjitha mbetjeve dhe për të siguruar riciklim në masë të madhe të mbetjeve të bashkisë Himarë, po ashtu një stacion tranzitor i mbetjeve për bashkinë e Himarës, i cili do të garantojnë edhe Bashkinë edhe sipërmarrësin privat që kostot do të përgjysmohen dhe po ashtu do kemi riciklim dhe një trajtim shumë më ndryshe të mbetjeve në Bashkinë Himarë.

Sensibilizimi i qytetareve për të ndarë mbetjeve ne burim, sipas ministritë është detyrë e qeverisë, Bashkisë Himarë, por edhe të rinjve të projektit Smile Albania.

Blendi Klosi: Në qoftë se do të jemi të gjithë së bashku në këtë përpjekje, këtë sezon besoj do ta kemi shumë më të pastër Himarën, do të kemi një model shumë të mirë që do të duam ta implementojmë në disa bashki të tjera bregdetare.

Prej vitesh, mbetjet urbane të qytetit të Himarës transportoheshin në Landfillin e Bajkaj, ndaj ky investim do të reduktojë edhe sasinë e mbetjeve që shkonin në këtë landfill duke ulur kështu kostot.

Tv Klan