e diela shqiptareNuk kanë munguar surprizat në sezonin e ri të “E diela Shqiptare” në Televizion Klan, i cili startoi të dielën e 21 shtatorit.

Në këtë sezon u rikthyen për publikun rubrikat e njohura si “Kënga Magjike”, rubrika “Shihemi në Gjyq”, këshillat e Dietologes, Blerina Bombaj por edhe rubrika të reja të cilat erdhën për herë të parë në këtë sezon të ri televiziv.

Këtë javë u prezantuan 5 pjesëmarrësit e parë të Këngës Magjike, të cilët ishin, Lorna; Grupi “Burn”;

Entela Zhula;  Leart Ajeti dhe Julian Gjojdeshi.

Rubrika e përhershme me dietologen Blerina Bombaj këtë herë solli risinë e quajtur “Nga duart e gjyshes”. Në kët rubrike interesante do të shohim gatime vetëm nga duart e gjysheve tona.

“Shihemi në Gjyq” me avokaten e njohur Eni Çobani, risolli në kujtesë për publikun disa nga çështjet më pikante të sezonit të kaluar dhe zgjidhjet e tyre.

Rubrika më e re e të “Dielës Shqiptare” ishte “E diela Trend” nën prezantimin e Dalina Buzit.

Edhe në “Telebingo Shqiptare” nuk munguan fituesit dhe dhuratat e shumta të ofruara për telefonuesit.

“E diela Shqiptare” do t’ju shoqërojë edhe këtë sezon çdo të dielë, live në 13:30.