Plot halle e probleme, çfarë i mban shqiptarët fëmijë?


Cfarë i bën shqiptarët të ndjehen e të sillen ende si fëmijë mes 100 halleve dhe problemeve? Me këtë pyetje i jemi drejtuar qytetarëve të kryeqytetit dhe përgjigjet e tyre janë plot humor. Shumë prej të intervistuarve kujtojnë lojrat e fëmijërisë me litar apo topa djegsi, lojra me të cilat, mbajnë gjallë fëmjën brenda vetes.

Video-skandali, makinat e dhuruara nga ambasada angleze pa siguracion


Në dhjetor 2023 ambasada britanike i dhuroi një flotë automjetesh Drejtorisë së Burgjeve në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për shqiptarët që vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe që do të ekstradohen në Shqipëri.

Sipas një denoncimi në emisionin “Stop” në Tv Klan, këto automjete lëvizin pa siguracion në shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor, sipas të cilës, nëse këto mjete aksidentohen, të tretët nuk janë të mbuluar.

Eksperti autoteknik Fatmir Hasho shpjegon detajet dhe dokumentacionin, që duhet të ketë një automjet në qarkullim.

“Stop” u interesua në kompanitë e sigurimit me disa targa të makinave të dhuruara nga ambasada angeleze dhe kamera e fshehtë zbuloi që automjetet nuk mbulohen nga siguracioni.

E infiltruara: Të lutem, do më kontrollosh një targë për siguracion? AA 278 MB!

Kompania e Sigurimit 1: Në këtë emër është?

E infiltruara: Në këtë…

Kompania e Sigurimit 1: në 02.01.2024…

E infiltruara: Në 2 janar ka mbaruar?

Kompania e Sigurimit 1: Shumë vonë e ka lënë…

E infiltruara: Sa shkon tani?

Kompania e Sigurimit 1: 170 mijë lekë të vjetra…

E infiltruara: AA 262 MB…Nuk ka..,nuk del fare?!

Kompania e Sigurimit 2: …Nuk ka fare nuk më del në sistem. Nuk më del si targë e siguruar…

Eksperti Dardan Gjata shpjegon se çfarë ndodh nëse automjetet e pasiguruara përfshihen në aksident.

“Stop” pyeti në Drejtorinë e Burgjeve për këtë problem dhe në një bisedë jashtë kamerave, drejtori Klevis Qose konfirmoi se automjeteve u mungon siguracioni. Por meqë po e trajton emisioni “Stop” këtë problematikë, ai premton se procedura do të publikohet menjëherë dhe shumë shpejt do të shpallet kompania fituese e sigurimit që do të pajisë me siguracion automjetet e dhuruara nga qeveria angleze.

Me banim në Itali e pa ujë në rubinet, emigranti faturohet 400 mijë lekë


Emisioni “Stop”  në Tv Klan ndodhet në Milot për rastin e qytetarit Gjin Gega, i cili në vitin 2021 është njoftuar për një faturë rreth 400 mijë lekë të vjetra nga UK Kurbin për periudhën 2008-2014. Gjini thotë se në atë kohë gjithë zona ka mbushur ujë në mënyrë private nga një burim dhe i kanë paguar 5 mijë lekë të vjetra personit që merrej me këtë. Ai vetë e përdor shtëpinë vetëm në kohë pushimesh pasi është emigrant në Itali që nga viti 2002. Edhe një zonjë në të njëjtin pallat tregon se ka po këtë problem faturimi.

“Stop” shkoi në Ujësjellës Kanalizimet e Kurbinit dhe përgjegjësi Drilon Aliu thotë se regjistrat kanë ardhur me konsum uji dhe është bërë shpërndarja e faturimit afrofe. Sipas tij, askush nuk është ankuar që do të thotë se kanë marrë shërbim. Në këto kushte Gjini detyrohet të bëjë pagesën për ujin që nuk i ka rrjedhur në rubineta e të kthehet aty ku jeton.

/tvklan.al